Autoritetet ruse kanë mbyllur përkohësisht aeroportin Pulkovo të Shën Petërsburgut për arsye sigurie, raporton Tass.
“Sot janë vendosur kufizime të përkohshme në funksionimin e aeroportit Pulkovo të Shën Petersburgut duke filluar nga ora 7:45 me orën e Moskës për të garantuar sigurinë e fluturimeve të avionëve civilë”, thuhet në një deklaratë nga Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror, raporton A2 CNN.
Guvernatori i rajonit të Leningradit, tha se pas mbylljes së aeroportit një dron u rrëzua në zonë.
Ndërkohë 16 dronë ukrainas u rrëzuan mbi qiellin e Rusisë gjatë natës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Moskës, duke shpjeguar se "10 dronë u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore në rajonin Bryansk, tre në rajonin e Smolensk, një në Belgorod, një në Pskov dhe i fundit në Rajonin e Leningradit". (A2 Televizion)