Mediat: Hamasi pranon propozimin e armëpushimit me Izraelin

Nga A2 CNN
4 Korrik 2025, 08:40 | Bota

Mediat: Hamasi pranon propozimin e armëpushimit me Izraelin

Hamasi thuhet se është gati të pranojë propozimin e ri për armëpushim me Izraelin. Detajet e propozimit, sipas transmetuesit egjiptian Al-Rad, përshkruajnë një marrëveshje të strukturuar 60-ditore, të mbështetur nga garancitë ndërkombëtare nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara.

Dokumenti do të përfshijë gjithashtu një angazhim të drejtpërdrejtë personal nga presidenti Donald Trump, i cili do të luajë një rol mbikëqyrës politik në fazën e zbatimit. Sipas planit, në ditën e parë të armëpushimit, Hamasi do të lironte tetë pengje të gjallë, ndërsa ushtria izraelite (IDF) do të fillonte një tërheqje graduale nga Rripi verior i Gazës.

Pas një jave, trupat e pesë pengjeve të ndjerë do të ktheheshin në Izrael. Në ditën e dhjetë, Hamasi do të ofronte informacion dhe prova mjekësore mbi statusin e pengjeve që mbahen ende, ndërsa Izraeli do të ndante të dhëna mbi palestinezët e arrestuar që nga 7 tetori 2023.

Gjatë muajit të ardhshëm, marrëveshja kërkon hapa të mëtejshëm: transferimin e pesë trupave të tjerë në ditën e tridhjetë, lirimin e dy pengjeve të gjallë në ditën e pesëdhjetë dhe së fundmi dorëzimin e tetë trupave në ditën e gjashtëdhjetë.

Paralelisht me lirimin e pengjeve, Izraeli do të lejonte hyrjen e menjëhershme të ndihmës humanitare në Gaza dhe tërheqja ushtarake do të vazhdonte drejt jugut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos