Përmbyset autobusi i Flixbus në autostradën gjermane

Nga A2 CNN
4 Korrik 2025, 07:36 | Bota

Përmbyset autobusi i Flixbus në autostradën gjermane

Në një aksident ka ndodhur në qytetin Roebel, në Gjermani pasi një autobus i Flixbus u përmbys në njërën anë në autostradën A19 në shtetin gjerman të Mecklenburg-Pomerania Perëndimore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 2:40 të mëngjesit.

Sipas raportimeve të medias, përfshirë DPA-në, 20 persona u plagosën, njëri prej të cilëve në gjendje shumë të rëndë.

Me 53 persona në bord, autobusi ishte nisur nga Kopenhageni dhe duhej të arrinte në Vjenë. Trafiku ishte mbyllur në drejtim të Berlinit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos