
Mediat iraniane raportojnë se anijet-cisternë të naftës kanë ndaluar kalimin në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Izraeli po godet Libanin me sulmet më të mëdha që prej nisjes së operacionit të tij në rrugë tokësore, raporton A2CNN.
Lejimi i kalimit anijeve-cisternë nëpër ngushticë është një çelës për armëpushimin midis Iranit dhe SHBA-së.
Por agjencia e lajmeve Fars, e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), ka raportuar se ndërsa dy anije cisternë nafte arritën të kalonin nëpër ngushticën me leje nga Irani këtë mëngjes, kalimi i anijeve cisternë të naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit është ndaluar.
Agjencia e Lajmeve e Republikës Islamike raporton gjithashtu se anijet janë ndaluar, me të dyja mediat që i referohen sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në Liban. (A2 Televizion)