Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky dhe pjesëmarrjen e BE

Nga A2 CNN
18 Gusht 2025, 21:24 | Bota

Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky

Kancelari gjerman Friedrich Merz në tryezën e përbashkët me liderët europianë, kreun e NATO-s dhe presidentët Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky ka kërkuar një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur për konfliktin në Ukrainë.

"Për të qenë i sinqertë, të gjithë do të donim të shihnim një armëpushim, më të fundit nga takimi i ardhshëm e tutje", i tha ai Trumpit.

Merz shtoi se "nuk mund ta imagjinojë" që takimi trepalësh të zhvillohet "pa armëpushim".

Ai i kërkon Trump të ushtrojë presion mbi Rusinë që të bjerë dakord për diçka të tillë.

"Do të shohim se si do të funksionojë kjo dhe nëse mund ta bëjmë këtë", iu përgjigj Trump, por Presidenti amerikan theksoi sërish se gjashtë luftërat që ai pretendon se i ka zgjidhur përfunduan pa armëpushime.

Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky

Më pas në diskutim u përfshi Presidenti francez Emmanuel Macron. Ai tha se diskutimet për garancitë e sigurisë kanë të bëjnë me "të gjithë sigurinë e kontinentit evropian".

Ai i bëri jehonë komenteve të Merz se një armëpushim është "i domosdoshëm" dhe thotë se të gjithë udhëheqësit "e mbështesin këtë ide".

Garancitë e sigurisë do të përfshinin një ushtri të fortë ukrainase për vitet dhe dekadat që do të vijnë, dhe një angazhim nga të gjithë ata që janë rreth tryezës për të ndërtuar sigurinë”, theksoi Macron. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos