Trump: Nuk ka nevojë për armëpushim për një marrëveshje paqeje

Nga A2 CNN
18 Gusht 2025, 19:45 | Bota

Trump: Nuk ka nevojë për armëpushim për një

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë.

Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë, sipas presidenti amerikan.

"Nuk mendoj se keni nevojë për një armëpushim. E dini, nëse shikoni gjashtë marrëveshjet që kam arritur këtë vit, të gjitha ishin në luftë, unë nuk bëra asnjë armëpushim. E di që mund të jetë mirë të ketë, por gjithashtu mund ta kuptoj, strategjikisht, pse një vend ose tjetri nuk do ta dëshironte atë”, deklaroi Trump gjatë takimit me Volodymyr Zelenskyn në Zyrën Ovale.

Më tej ai tha se i pëlqen "koncepti i një armëpushimi" sepse njerëzit do të ndalonin së vrari, por theksoi se "ne mund të punojmë për një marrëveshje paqeje ndërsa ata janë duke luftuar". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos