
Ministri i Jashtëm i Katarit ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Arabia Saudite për të diskutuar zhvillimet më të fundit në rajon, pas njoftimit të një armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit.
Katari e mirëpriti armëpushimin dhe theksoi “domosdoshmërinë për të ndërtuar mbi të në mënyrë urgjente, për të parandaluar zgjerimin e tensioneve në rajon”, thuhet në një postim të Ministrisë së Jashtme të Katarit në rrjetin X.
Më tej, u bë e ditur se ministri theksoi rëndësinë e “garantimit të sigurisë së rrugëve detare dhe lirisë së lundrimit”, me qëllim ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe zinxhirëve globalë të furnizimit. (A2 Televizion)