Ministri i Jashtëm i Francës ka akuzuar Fondacionin Humanitar të Gazës (GHF) për krijimin e një "gjakderdhjeje" me sistemin e tij të ndihmës.
Sipas mediave të huaja, grupi i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli është kritikuar për shpërndarjen e ndihmave që kur mori kontrollin e enklavës.
Sipas OKB-së, qindra njerëz janë vrarë pranë vendeve të ndihmës, shkruan A2 CNN.
Grupi e ka mbrojtur veten më parë, duke thënë se po vepron brenda një zone lufte dhe se vdekjet janë të ndara nga operacioni i tij.
Ky grup po ashtu pretendon se ka shpërndarë më shumë se 98 milionë pako me ushqime brenda Gazës.
Por, ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, ka bërë thirrje për përfundimin aktivitetit të këtij grupi.
Ai thotë: "Dua të bëj thirrje për ndërprerjen e aktiviteteve të Fondacionit Humanitar të Gazës, shpërndarjes së militarizuar të ndihmës humanitare që ka gjeneruar një masakër në linjat e shpërndarjes në Gaza, gjë që është një skandal, e turpshme dhe duhet të ndalet."
Komentet ministri i Jashtëm francez i bëri për gazetarët pas takimit me homologun e tij qipriot në Nikosia. (A2 Televizion)