Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi tarifa të reja për mallrat indiane, duke u ndalur edhe tek marrëdhëniet e tij me Rusinë dhe ish-presidentin e saj, Dmitry Medvedev.
Ai e akuzoi Indinë se ka tarifa shumë të larta dhe marrëdhënie të ngushta me Rusinë. Prandaj, nga 1 gushti, ai po prezanton një tarifë prej 25 përqind për eksportet indiane, me penalitete shtesë për blerjet e armëve dhe naftës ruse.
“Nuk më intereson çfarë bën India me Rusinë. Sa më përket mua, ata mund të shkatërrojnë ekonomitë e tyre të vdekura së bashku. Ne kemi bërë shumë pak biznes me Indinë, tarifat e tyre janë shumë të larta, ndër më të lartat në botë. Gjithashtu, Rusia dhe SHBA-të mezi bëjnë biznes me njëra-tjetrën. Le të mbetet kështu. I thoni Medvedevit, ish-presidentit të dështuar të Rusisë, i cili mendon se është ende president, të ketë kujdes me fjalët e tij. Ai po hyn në një territor shumë të rrezikshëm”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth.
SHBA-të aktualisht nuk ndajnë marrëdhënie të qeta me Rusinë, pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të vendoste tarifa brenda 10 ditëve nëse ata nuk bien dakord të ndalin luftën në Ukrainë.
“Trump po luan një lojë ultimatumi me Rusinë: 50 ditë ose 10... Ai duhet të mbajë mend dy gjëra: Rusia nuk është Izrael, apo edhe Iran. Çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap drejt luftës. Jo midis Rusisë dhe Ukrainës, por me vendin e tij. Mos ec në rrugën e të përgjumurit Joe", iu përgjigj Medvedev në platformën X.
(A2 Televizion)