Ministri i Jashtëm i Iranit: Hormuzi është i mbyllur për ata që kryen këtë agresion frikacak kundër nesh

Nga A2 CNN
16 Mars 2026, 15:54 | Bota

Ministri i Jashtëm i Iranit: Hormuzi është i mbyllur për ata

Ngushtica e Hormuzit është “e mbyllur për armiqtë tanë”, thotë ministri i Jashtëm i Iranit

Ministri i Jashtëm i Iranit, Araghchi, tha se Ngushtica e Hormuzit është “e mbyllur për armiqtë tanë”.

“Pas 15 ditësh lufte, ata u janë drejtuar të tjerëve për të garantuar sigurinë e Ngushticës së Hormuzit, duke iu drejtuar atyre që deri dje i konsideronin armiq”, tha Araghchi.

“Ata po u kërkojnë vendeve të tjera të vijnë dhe t’i ndihmojnë që ngushtica të mbetet e hapur. Nga këndvështrimi ynë, ngushtica është e hapur, por është e mbyllur për armiqtë tanë, e mbyllur për ata që kryen këtë agresion frikacak kundër nesh dhe për aleatët e tyre.”

Ai shtoi se sulmet e SHBA-së dhe Izraelit nisën “një luftë që armiku e filloi duke kërkuar dorëzim të pakushtëzuar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos