Administrata amerikane është gjithnjë e më e irrituar nga dhuna në rritje e kolonëve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor. Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance ka ndërhyrë për këtë çështje duke kritikuar shtetin hebre, përcjell A2CNN.
Janë vetë mediat izraelite që e kanë bërë me dije këtë lajm. Sipas raportimeve, disa mesazhe janë dërguar nga Uashingtoni në qeverinë izraelite gjatë javës së kaluar. Vance e telefonoi personalisht kryeministrin Benjamin Netanyahu, dhe sipas mediave izraelite, toni u nxeh gjatë bisedës.
SHBA-të nuk e besojnë versionin izraelit se ushtria dhe policia po e zbatojnë në mënyrë efektive ligjin, as se incidentet provokohen gjithmonë nga agjitatorët e krahut të majtë.
“Është e papranueshme, thekson Vance, që një ushtri që arrin të godasë një objektiv me një raketë nga një dritare nuk është në gjendje të ndalojë kolonët e armatosur”.
Vance thuhet se i kërkoi Ministrit të Mbrojtjes Israel Katz të ndërhyjë me forcë dhe t'i udhëzojë ushtrinë të arrestojë ata që ushtrojnë dhunë. (A2 Televizion)