
Është përkeqësuar bilanci i viktimave pas rrëzimit të një avioni ushtarak kolumbian që transportonte 125 ushtarë dhe anëtarë të ekuipazhit. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se numri i të vdekurve është rritur në të paktën 66, ndërsa janë dhjetëra të plagosur.
Aksidenti ndodhi të hënën në mëngjes, kur avioni, një C-130 Hercules, u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Puerto Leguizamo, pranë kufirit jugor me Ekuadorin dhe Perunë. Avioni u thye në copa gjatë përplasjes dhe u përfshi nga flakët.
Një burim ushtarak tha se 58 ushtarë u vranë, së bashku me gjashtë anëtarë të forcave ajrore dhe dy oficerë policie.
Midis 114 pasagjerëve në aeroplan ishin 112 anëtarë të Ushtrisë së Kolumbisë dhe dy oficerë policie, si edhe 11 anëtarë të ekuipazhit.
Shkaku i rrëzimit nuk është përcaktuar ende, tha Ministri i Mbrojtjes Pedro Sánchez, duke shtuar se nuk ka asnjë tregues për një sulm nga grupe kriminale. (A2 Televizion)