"Mos komentoni zgjedhjet", Rubio këshillon diplomatët të mos flasin për drejtësinë e vendeve të tjera

Nga A2 CNN
18 Korrik 2025, 11:40 | Bota

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka udhëzuar diplomatët amerikanë në mbarë botën që të mos komentojnë mbi drejtësinë ose integritetin e zgjedhjeve të zhvilluara nga vendet e huaja.

Kjo qasje është një largim i rëndësishëm nga qasja tradicionale e Uashingtonit për promovimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme jashtë vendit, në të cilën përfshihet edhe Shqipëria.

Urdhri, i dërguar të gjitha posteve diplomatike të SHBA-së në një kabllogram të brendshëm të Departamentit të Shtetit më 17 korrik, thotë se Departamenti nuk do të lëshojë më deklarata në lidhje me zgjedhjet ose postime në mediat sociale nga Uashingtoni, përveç nëse ka një interes "të qartë dhe bindës" të politikës së jashtme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos