33 viktima në dy ditë nga rrufetë në Indi

Nga A2 CNN
18 Korrik 2025, 08:30 | Bota

33 viktima në dy ditë nga rrufetë në Indi

Të paktën 33 persona humbën jetën këtë javë në shtetin verilindor indian të Biharit, pasi u goditën nga rrufeja gjatë stuhive musonike.

Zyrtarët lokalë njoftuan lajmin, duke specifikuar se dhjetëra persona u plagosën.

Sipas departamentit shtetëror të menaxhimit të fatkeqësive, viktimat ishin kryesisht fermerë dhe punëtorë që punonin jashtë dhe rrufetë ranë midis të mërkurës dhe të enjtes.

Ministri i menaxhimit të fatkeqësive të shtetit Bihar, Vijay Kumar Mandal, tha se zyrtarët në rrethet e prekura ishin udhëzuar të "sensibilizonin publikun për të marrë masa paraprake pas një paralajmërimi për rrufe". Qeveria e shtetit njoftoi kompensim prej 4 milionë rupish (4,600 dollarë) për familjet e të vrarëve nga rrufeja.

Të paktën 243 persona kanë vdekur nga rrufeja në vitin 2024 dhe 275 vitin e kaluar, sipas statistikave të qeverisë së shtetit. Rajoni lindor i Indisë, përfshirë Biharin, është i prirur ndaj përmbytjeve vjetore që vrasin dhjetëra dhe zhvendosin qindra mijëra gjatë sezonit të pikut të musoneve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos