Shtetet e Bashkuara besojnë se avioni me pasagjerë u rrëzua në Kazakistan për shkak të goditjes nga një raketë e Rusisë. Një zyrtar amerikan i tha CNN se ky qëndrim bazohet në të dhënat paraprake të marra. Kjo vjen teksa autoritetet kanë gjetur dhe kutinë e dytë të zezë, e cila mund të hedhë dritë në shkaqet e tragjedisë që u mori jetën 38 personave.
“Provat të çojnë drejt një sistemi anti-ajror të Rusisë që godet avionin e linjës së Azerbajxhanit përpara se të rrëzohej”, thekson zyrtari amerikan. Ai shton se në bazë të informacioneve të konfirmuara, duket se rusët e kanë identifikuar gabimisht si një kërcënim.
Megjithatë zyrtarët nga Azerbajxhani, Kazakistani dhe Rusia u kanë bërë thirrje njerëzve dhe mediave që të mos spekulojnë lidhur me tragjedinë deri sa të përmbyllen hetimet. Madje Kremlini ka përdorur një gjuhë paralajmëruese dhe kërcënuese, veçanërisht në adresë të perëndimit. (A2 Televizion)