Moska përdor bombën sekrete! Qyteti i Kharkiv mbulohet nga raketat ruse

Nga Erjon Dervishi
27 Mars 2024, 21:04 | Bota

Rusia ka goditur qytetin e Kharkiv me breshëri raketash. Sulmi la disa persona të plagosur dhe dëme të shumta infrastrukturore. Zyrtarët lokal flasin edhe për një person të vrarë nga këto sulme. Kryebashkiaku i Kharkiv, e përshkroi sulmin si "një akt tjetër terrori të përgjakshëm kundër ukrainasve".

Volodymyr Tymoshko, kreu i policisë rajonale të Kharkivit, tha se Moska mund të ketë përdorur një lloj të re bombë të frikshme të cilën ai e përshkroi si UMPB D-30.

“Në oborr kishte njerëz, për momentin dimë rreth dhjetë të plagosur, mes tyre katër fëmijë, një fëmijë tremuajsh, një 19 muajsh, një dhjetë vjeç dhe një fëmijë 13 vjeç. Fatkeqësisht, një burrë vdiq. Deri tani, duket se sulmi është kryer duke përdorur një lloj tëri bombe, një UMPB D-30 Kjo është diçka midis një bombë ajrore të drejtuar që ata kanë përdorur kohët e fundit, dhe një rakete. Është një bombë fluturuese sitë thuash”, tha Volodymyr Tymoshko, kreu i policisë së rajonit Kharkiv.

Kharkiv dhe rajoni përreth janë sulmuar shpesh me raketa dhe dronë gjatë më shumë se dy viteve të luftës, por përdorimi i bombave të drejtuara të kalibrit të madh Është i pazakontë për qytetin. Rusia nuk i komentoi komentet e zyrtarëve të Ukrainës. Ajo mohon të ketë shEnjestruar civilët edhe pse lufta ka vrarë mijëra njerëz, ka zhvendosur miliona dhe ka shkatërruar qytete të tëra. Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky i përshkroi sulmet ruse me bomba ajrore, si të tmerrshme, të poshtra, të cilat godasin shkollat, shtëpitë dhe infrastrukturën civile. Forcimi i mbrojtjes së Ukrainës dhe përshpejtimi i dorëzimit të avionëve luftarak F-16në Ukrainë është jetik për të na mbrojtur nga terroristët rusë, shkruan Zelensky në rrjetin Telegram.

Në përpjekje për të forcuar vijën mbrojtëse në lindje, Zelensky vizitoi nga afër rajonin verilindor të Ukrainës për të parë nga afër fortifikimet e fundit. Ukraina ka rritur ndërtimin e fortifikimeve në muajt e fundit teksa i zhvendos operacionet e saj ushtarake kundër Rusisë në baza mbrojtëse. Gjatë udhëtimit të tij në rajonin e Sumy, Zelenskiy bëri një vizitë edhe tek ushtarët ukrainas të trajtuar në spitalin ushtarak dhe u dha medalje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos