
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një adresimi në platformat sociale, së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, duke komentuar protestat e studentëve.
Rama pretendoi se protestat nuk lidhen vetëm me kërkesat e studentëve, por sipas tij, pas tyre qëndrojnë edhe aktorë të tjerë që synojnë destabilizimin e vendit.
Ai përmendi sërish lëvizjen Antifa, duke pretenduar se ajo është shfaqur në Shqipëri dhe në dy vende të tjera.
“Së bashku me të dyja këto vende jemi në kontakt të vazhdueshëm, duke qenë se njëkohësisht në të tria vendet tona flama e terrorit urban të Antifa-s është shfaqur me forcën e vet të verbër dhe ndërkohë kemi një sërë specifikash që i ndjekim me shumë kujdes”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)