Një gol i Ildi Grudës i ka mjaftuar Egnatias për të marrë një pikë në transfertën ndaj Aarhus. Ndeshja e dytë e vlefshme për Conference League, në fazën e Ligës, përfundoi me rezultatin 1-1, me kampionët e Shqipërisë që ishin shumë pranë fitores në Danimarkë.
Që në minutën e tretë, vendasit mbetën me një lojtar më pak, pasi Eric Kahl u ndëshkua me karton të kuq..Rrogozhinasit shfrytëzuan epërsinë numerike dhe kaluan në avantazh me Ildi Grudën
Egnatia e mbylli pjesën e parë në avantazh, por në fraksionin e dytë Aarhus reagoi. Në minutën e 49-të, James Bogere shënoi golin e barazimit, duke rikthyer ekuilibrat në rezultat. Pavarësisht se luajtën me dhjetë futbollistë për pjesën më të madhe të takimit, danezët arritën të rezistonin deri në fund..
Kështu, Egnatia regjistron barazimin e dytë radhazi në fazën e Ligës së Conference League, duke shkuar në kuotën e dy pikëve pas dy ndeshjeve të zhvilluara. Sfida e radhës për rrogozhinasit në arenën europiane do të jetë transferta ndaj Universitatea Craiova, më datën 5 nëntor. (A2 Televizion)