![]()
Ukraina disponon vetëm një të dhjetën e raketave interceptuese që i nevojiten urgjentisht për të përballuar sulmet në rritje të Rusisë me raketa balistike. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për CNN, duke paralajmëruar për mungesën kritike të sistemeve mbrojtëse. Sipas Zelenskyt,sulmet ruse me raketa balistike janë shtuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit, duke goditur veçanërisht rëndë kryeqytetin Kiev. Ukraina, sipas tij, po përballet me rezerva pothuajse të shteruara të raketave interceptuese Patriot.
Zelensky tha se 10% e rezervës aktuale amerikane do të mjaftonte për të ndaluar tëgjitha sulmet ruse me raketa balistike, ndërsa edhe 5% do ta ndihmonte Ukrainëntë përballonte dimrin dhe të shpëtonte jetë njerëzish.
“Këtë vit kemi dy herë e gjysmë më pak interceptorë se në vitin 2025, ndërsa Rusia ka dy herë më shumë raketa balistike çdo muaj. Po u kërkoj partnerëve amerikanë të më shesin 5%. 5% të raketave që kanë në stoqe. Nëse na shesin 5%, do ta kalojmë dimrin dhe do të shpëtojmë jetë njerëzish. Nëse mund të na shesin 10%, do t'i shkatërrojmë të gjitha raketat balistike të rusëve”.
Presidenti ukrainas tha se korriku ishte muaji më vdekjeprurës për civilët ukrainas që prej prillit2022. “Çdo natë ka sulme dhe katër ose pesë herë në muaj kemi sulme masive. Njerëzit janë shumë të fortë dhe rezistentë, por janë të lodhur”, tha ai.
Deklarata vjen pasi Kievi i dha një prej goditjeve më të fuqishme Rusisë duke goditur portin strategjik të Novorossiysk, në Detin e Zi. Sulmi masiv me dronë dhe raketa shkaktoi 3 viktima, përfshirë një fëmijë, dhe po ashtu dëme në terminale të rëndësishme të eksportit të grurit dhe objektiva të flotës ruse. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi operacionin si “unik”. (A2 Televizion)