Rrufeja godet burgun në Ohio, plagosen 16 të burgosur

Nga A2 CNN
12 Gusht 2026, 21:04 | Bota

Rrufeja godet burgun në Ohio, plagosen 16 të burgosur

Rrufeja goditi një burg në Ohio të SHVA-ve, gjatë motit të keq përfshiu këtë shtet të martën, duke plagosur 16 të burgosur, njëri prej të cilëve u desh të transportohej me helikopter për në spital.

Të burgosurit ndodheshin në ambientet e jashtme gjatë stuhisë, duke lëvizur midis ndërtesave pas një vakti në mbrëmje.

Nëntë nga të burgosurit janë kthyer në burg, ndërsa shtatë mbeten në spital, përfshirë një në gjendje të rëndë, tha Departamenti i Rehabilitimit dhe Korrektimit i Ohios.

Moti i keq dhe përmbytjet e menjëhershme kanë shkatërruar pjesë të Midwest-it të SHBA-së ditët e fundit, duke gjeneruar tornado, erëra të forta dhe duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë elektrike.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos