Qielli mbi Islandë u mbuluar nga një errësirë e plotë të mërkurën pasdite, ndërsa një eklips i plotë diellor ndodhi mbi bregun më perëndimor të vendit. Një hapësirë mes reve u mundësoi pushuesve dhe vendasve të shihnin fenomenin qiellor.
Miliona njerëz u mblodhën në Islandë dhe në veri të Spanjës për të parë eklipsin e parë të plotë diellor në Evropën Perëndimore pas 27 vitesh; ndërkohë, autoritetet spanjolle u bërën thirrje njerëzve të shmangin zonat ku një valë të nxehti ka rritur rrezikun e zjarreve pyjore.
Në Reikjavik, kryeqytetin e Islandës, syzet që u mundësojnë njerëzve ta vëzhgojnë fenomenin pa dëmtuar sytë kanë qenë të shitura plotësisht prej ditësh, ndërsa vendi nordik me rreth 400,000 banorë pret të presë deri në 80,000 vizitorë.
Faza e errësimit të plotë arriti në bregun më perëndimor të Islandës rreth orës 17:44 duke e zhytur pjesën më perëndimore të ishullit në errësirë totale për një kohëzgjatje deri në 2 minuta e 13 sekonda, ndonëse shumica e qyteteve përjetuan periudha më të shkurtra errësire.
Autoritetet prisnin deri në 6 milionë vizitorë, kryesisht në zona rurale përgjatë shtegut të eklipsit në veri të Spanjës dhe në Ishujt Baleare, tha Juan Cruz, Sekretari i Shtetit për Shkencën në Spanjë. Eklipsi ka arritur kulmin në Spanjë, me një eklips total të dukshëm nga Burgosi.
"Shpresoj se sonte do të shohim lindjen e një brezi të mrekullueshëm astrofizikanësh," tha ai. "Është një moment vërtet i veçantë."
Spanja e sheh këtë si një mundësi për të promovuar rajone që vizitohen rrallë dhe për të tërhequr turistët larg vendpushimeve bregdetare të mbipopulluara, duke ndërmarrë njëkohësisht një operacion të gjerë policor dhe një fushatë për sigurinë publike, me qëllim parandalimin e zjarreve pyjore të shkaktuara prej tyre.
Ndjesia e veçantë kur dita shndërrohet për pak çaste në muzg dhe disa kafshë heshtin, ndërsa Hëna kalon drejtpërdrejt midis Tokës dhe Diellit, në të kaluarën shpesh konsiderohej si një ogur, një betejë kozmike apo një shenjë e fuqisë hyjnore.
Ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska, u tha gazetarëve se 25,000 oficerë policie ishin caktuar për të garantuar sigurinë gjatë vëzhgimit të eklipsit, ndërsa në terren po angazhoheshin gjithashtu rreth 100 avionë dhe helikopterë.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që ta ndiqnin eklipsin nga qindra pikat e vëzhgimit të ngritura nga autoritetet dhe të respektonin kufizimet e vendosura në disa parqe. "Të mos harrojmë se rreziku i zjarreve pyjore është shumë i lartë, madje ekstrem, për shkak të temperaturave të larta," tha ai.
Eklipsi diellor arriti kulmin në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Faza përfudimtare ishte peërsëri në Spanjë, pranë Ishujve Baleare, vendi i fundit ku dita u shndërrua në natë. (A2 Televizion)