NASA u ndalon shtetasve kinezë të punojnë në programet e saj hapësinore

Nga A2 CNN
11 Shtator 2025, 18:41 | Bota

NASA u ndalon shtetasve kinezë të punojnë në programet e saj

Agjencia hapësinore amerikane, NASA ka vendosur që të ndalojë qytetarët kinezë me viza të vlefshme amerikane hyrjen në mjediset e saj, një veprim që në fakt i pengon ata të punojnë në një nga qendrat më të respektuara të kërkimit hapësinor.

Shtetasit kinezë, të cilët mund të punonin në NASA vetëm si kontraktorë ose studentë që kontribuonin në kërkime, zbuluan më 5 shtator se kishin humbur të gjithë aksesin në sistemet dhe objektet e NASA-s.

NASA e konfirmoi këtë, duke thënë se shtetasve kinezë do t’u kufizohej përdorimi i “objekteve, materialeve dhe rrjeteve të agjencisë për të motive sigurie”.

Programi hapësinor i përshpejtuar i Kinës ka alarmuar SHBA-në dhe ka përshkallëzuar garën midis dy ekonomive më të mëdha.

Astronautët kinezë janë tashmë të përjashtuar nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor sepse Uashingtoni i ka ndaluar NASA-s të ndajë të dhënat e saj me Kinën.

Kufizimi i fundit nga NASA vetëm sa shton rënien e bashkëpunimit shkencor midis dy palëve për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare.

Kohët e fundit në SHBA ka pasur gjithashtu disa raste të spiunazhit të dyshuar nga shtetas kinezë, dhe shkencëtarët në veçanti janë vënë nën skaner. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos