Zëvendëssekretari i Shtetit i Donald Trump ka paralajmëruar se "të huajt" nuk do të jenë të mirëpritur në SHBA, nëse kapen duke "e shpërfillur" vdekjen e Charlie Kirk në internet.
Sipas mediave të huaja, në një postim në rrjetet sociale, Christopher Landau u zotua të "ndërmarrë masa" kundër këtyre personave.
"Në dritën e vrasjes së tmerrshme të djeshme të një figure të rëndësishme politike, dua të theksoj se të huajt që lavdërojnë dhunën dhe urrejtjen nuk janë vizitorë të mirëpritur në vendin tonë.
Jam i neveritur kur shoh disa në mediat sociale që e lavdërojnë, racionalizojnë ose e nënvlerësojnë ngjarjen dhe u kam udhëzuar zyrtarëve tanë konsullorë që të ndërmarrin veprimet e duhura.
Ju lutem mos ngurroni të më sillni në vëmendje komente të tilla nga të huajt, në mënyrë që Departamenti i Shtetit të mund të mbrojë popullin amerikan", tha ai mes të tjerash, shkruan A2 CNN.
Landau nuk sqaron se për cilin grup të veçantë i referohet 'të huajve'.
Ai gjithashtu nuk përmendi se si do të dukej në të vërtetë "ndërmarrja e veprimeve" kundër këtyre njerëzve - dhe nëse kjo mund të përfshinte deportimin. (A2 Televizion)