NATO publikon fotografi nga takimi mes Sekretarit Rutte dhe Donald Trump, zbulohen detajet nga biseda

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2024, 13:28 | Bota

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka publikuar në faqen zyrtare fotografi nga takimi mes shefit të NATO-s, Mark Rutte dhe Presidentit të zgjedhur SHBA-ve, Donald Trump.

Sipas mediave të huaja, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, u takua me Presidentin e zgjedhur Donald Trump në Palm Beach, Florida të premten.

Po ashtu mësohet se ata diskutuan një sërë çështjesh të sigurisë globale me të cilat përballet Aleanca.

Sekretari i Përgjithshëm dhe ekipi i tij u takuan gjithashtu me kongresmenin Mike Waltz dhe anëtarët e ekipit të sigurisë kombëtare të Presidentit të zgjedhur.

Mes temave të diskutimit bëhet me dije se ka qenë edhe kërcënimi në rritje nga Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos