Nderi i fundit, Biden do t’i dërgojë Ukrainës paketë armësh me vlerë 725 milionë dollarë

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2024, 09:39 | Bota

Nderi i fundit, Biden do t’i dërgojë Ukrainës paketë

Administrata e presidentit amerikan në largim, Joe Biden po përgatit për t’i bërë ushtrisë së Ukrainës “dhuratë” në fundvit, një paketë armësh, municionesh dhe pajisjesh me vlerë 725 milionë dollarësh.

Zyrtarët amerikanë e konfirmuan lajmin për Reuters të mërkurën, ndërsa Shtëpia e Bardhë kërkon të forcojë Kievin përpara ndryshimit të lidershipit në Uashington më 2 janar dhe ardhjen e Trump në krye të shtetit.

Sipas një prej burimeve të agjencisë, është planifikuar dërgimi në Kiev i armëve të ndryshme antitank, duke përfshirë mina tokësore, dronë, raketa kundërajrore portative Stinger, municione për sistemet e lëshimit të raketave të drejtuara HIMARS, etj.

Paketa pritet të përfshijë edhe municione thërrmuese, disa prej të cilave mund të lëshohen nga sistemet HIMARS. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos