
Ish-kreu i Byrosë Federale të Hetimit (FBI), Robert Mueller, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.
“Me trishtim të thellë, ju njoftojmë se Bob ndërroi jetë të premten në mbrëmje", tha familja për AP në një deklaratë.
Mueller drejtoi FBI-në nga viti 2001 deri në vitin 2013, duke marrë detyrën vetëm disa ditë para sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, shkruan A2. Ai njihet si personi që e riformësoi FBI-në në një agjenci moderne kundër terrorizmit.
Mueller lindi në vitin 1944. Pasi studioi politikë në Universitetin e Princetown, ai u bashkua me Marinën dhe u dërgua në Vietnam në vitin 1968. Si toger, Mueller udhëhoqi një togë trupash, u plagos dy herë në betejë dhe iu dhanë shumë medalje, përfshirë Yllin e Bronztë për trimëri. Pasi u kthye nga lufta, ai shkoi në Universitetin e Virxhinias, ku studioi drejtësi dhe u diplomua në vitin 1973.
Në gusht të vitit 2001, Mueller u konfirmua unanimisht si drejtor i FBI-së nga Senati dhe ai shërbeu në agjenci për më shumë se një dekadë.
(A2 Televizion)