Kurdët në Siri shënuan Novruzin me zjarre të mëdha, valle dhe valëvitje flamujsh në Damask dhe në fshatrat e Afrinit.
Celebrimet e këtij viti, ishin të parat që kur Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa lëshoi një dekret që njeh zyrtarisht gjuhën e tyre dhe u rikthen shtetësinë të gjithë kurdëve të Sirisë, shkruan A2.
Novruzi, festa e vitit të ri persian, festohet gjerësisht nga kurdët në të gjithë rajonin si një simbol i ripërtëritjes, identitetit kulturor dhe mbërritjes së pranverës. (A2 Televizion)