
Rrugët e Dubait janë më të qeta, por jo të zbrazura, çka vihet re edhe në qendrat tregtare më të rëndësishme apo në restorante, raporton A2CNN.
Një mesazh alarmi për raketa të mundshme iraniane u përhap në të gjithë qytetin gjatë orëve të mëngjesit, por ky paralajmërim ra në një moment të dytë.
Kujtojmë që dje pati konfuzion në Dubai pasi një dron u rrëzua në afërsi të aerportit kryesor të Dubait, duke shmangur mezi një ndërtesë terminali dhe aeroplanë në pistë.
Autoritetet e Dubait ende nuk e kanë pranuar atë sulm. Mbrëmë një burrë pakistanez humbi jetën nga mbetjet që i ranë mbi kokë pas sulmeve të reja iraniane.
Ky incident shkaktoi djegien e një nga rrokaqiejve më të lartë në qytet. Nuk ka panik, por pas një jave të kësaj lufte, njerëzit e dinë shumë mirë se Dubai është ende në vijën e zjarrit, shkruan BBC. (A2 Televizion)