All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit”- Netanyahu: E gjithë Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit

Nga A2 CNN
21 Maj 2025, 21:18 | Bota
All - Paragraf - 1

“Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit”-

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur se ndoshta Izraeli ka vrarë udhëheqësin e Hamasit, Mohammed Sinwar.

All - Paragraf - 3

Sipas mediave të huaja, komentet Netanyahu i bëri përmes një konference për shtyp, ku tha se nëse ka një mundësi për një armëpushim të përkohshëm dhe një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve, Izraeli do të jetë i hapur për këtë.

Por ai thotë: "I gjithë Rripi i Gazës do të jetë nën kontrollin e sigurisë së Izraelit", shkruan A2 CNN.

Një sulm ajror izraelit në një spital në Gazën jugore shënjestroi Sinwarin në fillim të këtij muaji, por vdekja e tij nuk ishte konfirmuar deri më tani as nga Izraeli dhe as nga Hamasi.

All - Paragraf - 6

Duke iu referuar konfliktit në territor, Netanyahu tha gjithashtu se "në fund të fundit të gjitha pjesët e Gazës do të jenë nën kontrollin izraelit", shkruan A2 CNN.

Ai përmendi sulmet e mëparshme të Izraelit kundër Huthëve, Hezbollahut dhe Iranit.

Netanyahu thotë se shpreson që një marrëveshje me SHBA-në do ta ndalojë Iranin të bëhet një fuqi bërthamore.

All - Paragraf - 9

"Shteti i Izraelit ruan të drejtën për të mbrojtur veten nga një regjim që dëshiron ta eliminojë atë", tha ai më tej.

Netanyahu kritikoi gjithashtu udhëheqësin e opozitës, Yair Golan, pasi tha se Izraeli po vriste foshnje "për hobi" në Gaza.

Kryeministri izraelit tha se “ndërsa heronjtë tanë, ushtarët tanë, po rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur Izraelin”, Golani i akuzon ata për “krime lufte”.

Golani i kishte thënë më parë radios Reshet Bet: “Një vend i shëndoshë mendërisht nuk angazhohet në luftime kundër civilëve, nuk vret foshnje për hobi dhe nuk i vendos vetes qëllimet e dëbimit të një popullsie.”

All - Paragraf - 13

Komentet e liderit të opozitës ishin një kritikë e rrallë nga brenda Izraelit për sjelljen e tij në Gaza gjatë kohës së luftës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos