Trump sulmon presidentin e Afrikës së Jugut në Shtëpinë e Bardhë: Iu merrni tokat të bardhëve dhe i vrisni

Nga A2 CNN
21 Maj 2025, 20:33 | Bota

Trump sulmon presidentin e Afrikës së Jugut në Shtëpinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka akuzuar homologun e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa se nuk e ka adresuar si duhet çështjen e dhunës kundër fermerëve të bardhë.

“Tokat e tyre po rrëmbehen, ata po vriten dhe qeveria nuk bën asgjë”, deklaroi presidenti amerikan.

Lideri amerikan, në një sulm të ngjashëm me atë ndaj Zelenskyt, ka shkuar dhe më tej duke shfaqur disa video ku shfaqeshin fermerët që dhunoheshin.

Trump i drejtoi të pranishmit në dhomë drejt një televizori, ku u shfaq një dokumentar i politikanit jugafrikane, Julius Malema, i cili këndon një këngë, për të cilën përfshihet edhe vargu "qëlloni Boerët", që i referohet fermerëve të bardhë në vend.

“Është një pamje e tmerrshme, nuk kam parë kurrë diçka të tillë”.

Ramaphosa reagoi menjëherë pas këtyre akuzave duke thënë se aktet e dhunës ishin vepër e "një pakice ekstremistësh, por kjo gjë nuk është linja e qeverisë". 

“Në vendin tonë ka kriminalitet dhe njerëzit që vriten në Afrikën e Jugut nuk janë vetëm të bardhë, por ka edhe njerëz me ngjyrë. Fjalimet dhe veprimet e Malemës nuk janë politikë qeveritare”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos