Netanyahu: Hamasi kontrollon Gazën sepse mund të plaçkitë

Nga A2 CNN
21 Maj 2025, 21:05 | Bota

Netanyahu: Hamasi kontrollon Gazën sepse mund të plaçkitë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u është përgjigjur pyetjeve në konferencën e tij për shtyp në Jerusalem.

Sipas mediave të huaja, i pyetur në lidhje me ndihmën që arrin te palestinezët në Gaza dhe kontrollet e sigurisë së Izraelit që ngadalësojnë kamionët, ai thotë për Hamasin: "Ata e kontrollojnë Gazën sepse duan dhe mund të plaçkitin".

"Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të përfunduar luftën", shton ai, shkruan A2 CNN.

Kryeministri izraelit sugjeron se ata që argumentojnë se lufta duhet të përfundojë përpara se Hamasi të jetë mundur, po propozojnë "çmenduri".

I kritikuar nga vende si Mbretëria e Bashkuar dhe Franca për sulmet e vazhdueshme dhe aktivitetin ushtarak të Izraelit në Gaza, Netanyahu thotë se të njëjtat vende e kishin inkurajuar më parë Izraelin që të “përfundonte luftën” në Gaza.

Në përfundim, Netanyahu pranoi që Izraeli do të përpiqet të ofrojë më shumë ndihma. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos