“Ne kemi epërsinë!” Irani zotohet të përdorë raketa të fuqishme, refuzon bisedimet me Trump

Nga A2 CNN
10 Mars 2026, 07:07 | Bota

“Ne kemi epërsinë!” Irani zotohet të

Teherani ka paralajmëruar se do të vazhdojë të përdorë raketa të fuqishme nëse konfliktet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre përshkallëzohen, ndërsa ka refuzuar mundësinë e bisedimeve me presidentin amerikan, Donald Trump.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka hedhur poshtë pretendimet e SHBA-së se programi i saj i raketave është shkatërruar, duke thënë se po vendos predha në numër më të madh dhe me koka bërthamore që peshojnë më shumë se 1 ton për të mbrojtur territorin.

Në një deklaratë për mediat shtetërore, zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, theksoi se vendi nuk do të hyjë në negociata me administratën e Trumpit pa garancinë se sulmet nuk do të përsëriten dhe pa pranimin e përgjegjësisë nga SHBA dhe Izraeli.

“Edhe nëse SHBA-ja dhe Izraeli kërkojnë armëpushim, kjo duhet të paraqitet kur Irani të jetë i sigurt se nuk do të sulmojë përsëri dhe të ketë pranuar përgjegjësinë për veprimet e tij. Ata nuk mund të vijnë tek ne dhe të thonë armëpushim, dhe ne të themi në rregull. Ne kemi epërsinë. Planet e tyre kanë dështuar dhe ata nuk i kanë arritur qëllimet e tyre. Irani i ka dëmtuar rëndë Izraelin dhe SHBA-në. Shikoni gjendjen e energjisë globale dhe ekonomisë globale. Ne kemi epërsinë dhe ne do të vendosim se kur do të përfundojë lufta", deklaroi ai.

Ndërkohë presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi se do ta godasë Iranin “20 herë më fort” nëse ndalon anijet cisternë të naftës në Ngushticën e Hormuzit, disa orë pasi tha se lufta mund të përfundojë “shumë shpejt” .

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos