Në kufij me një anëtar të NATO-s, dronët rusë sulmojnë qytetin ukrainas

Nga A2 CNN
30 Maj 2025, 10:40 | Bota
Në kufij me një anëtar të NATO-s, dronët rusë
Foto ilustruese

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se forcat ruse shënjestruan me dronë një qytet kufitar ukrainas pranë Rumanisë, anëtare e NATO-s.

Sipas mediave të huaja, sulmi gjatë natës goditi Izmailin, portin më të madh të Ukrainës në lumin Danub, një rrugë ujore që ndan Ukrainën dhe Rumaninë.

Një degë e postës u shkatërrua në sulmin me dron, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper, raporton A2 CNN.

Agjencia e lajmeve Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur raportet, por tha se Rusia nuk kishte komentuar mbi sulmet.

Izmail u godit gjithashtu nga sulmet ruse vitin e kaluar. Megjithë përpjekjet e SHBA-ve dhe Presidentit Trump për vendosjen e paqes në Ukrainë, Rusia nuk i ka ndalur sulmet, madje i ka intensifikuar më tej gjatë javëve të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos