"Ne nuk duam të jemi amerikanë" - Groenlanda i përgjigjet Presidentit Trump

Nga A2 CNN
5 Mars 2025, 12:50 | Bota

"Ne nuk duam të jemi amerikanë" - Groenlanda i

Presidenti Donald Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se dëshiron ta bëjë Groenlandën pjesë të SHBA-së dhe nuk e ka humbur rastin ta thotë sërish mbrëmë këtë gjë.

Sipas mediave të huaja, Trump tha se mbështeti "të drejtën e Groenlandës për të përcaktuar të ardhmen tuaj", por shtoi në mënyrë disi kërcënuese se SHBA do ta marrë atë "në një mënyrë ose në një tjetër".

Nga ana tjetër, kryeministri i Groenlandës i është kundërpërgjigjur, duke thënë: "Ne nuk duam të jemi amerikanë".

Mute Egede tha: "Groenlanda është e jona. Ne nuk duam të jemi amerikanë, as danezë, ne jemi Groenlandezë”.

"Amerikanët dhe liderët e tyre duhet ta kuptojnë këtë. Ne nuk jemi për shitje dhe nuk mund të marremi thjesht. E ardhmja jonë vendoset nga ne në Groenlandë", tha ai më tej, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos