Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vënë në dyshim përkushtimin e Rusisë ndaj bisedimeve për paqe, pasi Moska konfirmoi dërgimin e një ekipi në bisedimet në Stamboll të hënën.
Zelensky akuzoi Rusinë për "bërjen e gjithçkaje që mundet për të siguruar që takimi i ardhshëm të jetë i pafrytshëm", duke theksuar se për një takim domethënës, duhet të jetë i qartë rendi i ditës dhe negociatat të përgatiten siç duhet, shkruan A2 CNN.
Ukraina ka dërguar propozimet e saj në Rusi, duke riafirmuar "gatishmërinë për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar". Ndërkohë, Rusia ende nuk ka dërguar propozimet e saj negociuese në Ukrainë, një kërkesë kyçe nga Kievi. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se kushtet e Moskës për një armëpushim do të diskutohen në Turqi. (A2 Televizion)