Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin një tarifë prej 50% për çelikun e importuar, duke dyfishuar tarifat aktuale. Kjo u njoftua nga presidenti Donald Trump, ndërsa fliste në fabrikën kryesore të US Steel në Pittsburgh. Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë ky veprim do të ndihmonte në nxitjen e industrisë lokale të çelikut dhe furnizimit kombëtar, duke zvogëluar njëkohësisht varësinë nga Kina.
“Është një nder i madh për mua të rris tarifat për çelikun dhe aluminin nga 25% në 50%, duke hyrë në fuqi të mërkurën, më 4 qershor. Industritë tona të çelikut dhe aluminit po rimëkëmben si kurrë më parë. Ky do të jetë një tjetër lajm i shkëlqyer për punëtorët tanë të mrekullueshëm të çelikut dhe aluminit. Do ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe!” shkroi Donald Trump më pas në Truth pas njoftimit në US Steel, duke shtuar edhe alumin në çelik midis materialeve të prekura nga dyfishimi i detyrimeve, shkruan A2 CNN.
Trump tha gjithashtu se 14 miliardë dollarë do të investoheshin në prodhimin e çelikut në zonë përmes një partneriteti midis US Steel dhe Nippon Steel të Japonisë, megjithëse më vonë u tha gazetarëve se ende nuk e kishte parë ose miratuar marrëveshjen përfundimtare.
Njoftimi është kthesa e fundit në qasjen drastike të Trump ndaj tarifave që nga rikthimi në detyrë në janar.
(A2 Televizion)