Kjo e dielë çoi në Gaza kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, atje ku u takua edhe me forcat izraelite të sigurisë.
Netanjahu foli para ushtarëve dhe komandantëve, teksa u zotua për fund të luftës vetëm kur Izraeli të çojë në vend 3 qëllimet e tij, duke nisur nga mposhtja e Hamasit.
“Jemi në Rripin e Gazës, me luftëtarët tanë heronj. Po bëjmë çdo përpjekje për të rikthyer në shtëpi pengjet dhe do t’i kthejmë të gjithë. Kemi 3 qëllime për këtë luftë: të eliminojmë Hamasin, të rikthejmë pengjet dhe të sigurohemi që Gaza nuk do të bëhet kurrë më kërcënim për shtetin e Izraelit. Jam këtu për t’i thënë luftëtarëve të mi, por edhe qytetarëve të Izraelit se ne do të luftojmë deri në fund, deri në fitore. Asgjë nuk do të na ndalë dhe jemi të bindur se kemi forcën, fuqinë, vullnetin dhe vendosmërinë për të arritur qëllimet tona dhe kjo është ajo që do të bëjmë”, tha Netanjahu. (A2 Televizion)