Netanyahu i flet sallës bosh: Duam ta përfundojmë punën në Gaza sa më shpejt

Nga A2 CNN
26 Shtator 2025, 17:12 | Bota

Netanyahu i flet sallës bosh: Duam ta përfundojmë punën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në momentin që ai mori fjalën, një pjesë e konsiderueshme e delegacioneve të shteteve të huaja janë larguar nga salla në shenjë revolte ndaj masakrave në Gaza.

Netanyahu i bëri thirrje Hamasit të ulë armët dhe të dorëzohet. Ai paraqiti edhe një hartë në të cilën etiketohen shtetet armike të Izraelit 

"Vitin e kaluar, nga ky podium, tregova këtë hartë të terrorit të Iranit, i cili po zhvillon me shpejtësi një program raketash bërthamore dhe balistike. Këto jo vetëm që kërcënojnë të shkatërrojnë Izraelin, por edhe rrezikojnë Shtetet e Bashkuara. Nuk ju kemi harruar, nuk do të pushojmë derisa t'ju kthejmë në shtëpi. Dua t'u flas pengjeve; kam vendosur altoparlantë rreth Gazës në mënyrë që ata ta dëgjojnë mesazhin tim. Ne duam ta përfundojmë punën në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur. Lironi pengjet dhe dorëzoni armët. Nëse e bëni këtë, do të jetoni; nëse jo, Izraeli do t'ju ndjekë. Palestinezët nuk besojnë në zgjidhjen me dy shtete; ata nuk duan një shtet pranë Izraelit, por në vend të Izraelit", tha Netanjahu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos