Tony Blair do të drejtojë Gazën? Propozimi i ri, ish-kryeministri në krye të një qeverie të përkohshme

Nga Rosalba Bejdo
26 Shtator 2025, 15:46 | Bota

Ish-kryeministri Toni Blair është përfshirë në diskutime për drejtimin e një autoriteti të përkohshëm pas luftës në Gaza. Sipas BBC, propozimi, që thuhet të ketë mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë përfshin vendosjen e Blair në krye të një autoriteti qeverisës i përkrahur nga OKB dhe vendet e gjirit, para se t’ia rikthejë kontrollin palestinezëve.

Zyra e ish-kryeministrit ka thënë se nuk do të mbështesë asnjë propozim që  parashikon shpërnguljen e qytetarëve të gazës. Blair i cili e futi Britaninë e Madhe në luftën e Irakut ne vitin 2003, ka qene pjesë e bisedimeve për  plane të nivelit të lartë me SHBA dhe palë të tjerë mbi të ardhmen e Gazës.

Raportimet për përfshirje të mundshme të tij vijnë pasi presidenti i autoritetit palestinez Mahmud Abas tha se ishte gati te punonte me Trump dhe liderë të tjerë botërorë për një plan paqeje me zgjidhjen e dy shteteve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos