Donald Trump nuk do të lejojë kryeministrin izraelit Benjamin Netananyahu të aneksojë Bregun e pushtuar Perëndimor. Këtë e tha vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë në prag të fjalimit të Netanyahut në OKB të premten, shkruan A2 CNN. Trump i cili do të takohet me kryeministrin izraelit të hënën, tha se armëpushimi për gazën është shumë i afërt.
“Zhvilluam bisedime shumë të mira mbi Gazën si me përfaqësues të Lindjes së Mesme, mbretër ashtu edhe lider të rajonit. Pata gjithashtu një diskutim të frytshëm me Bibi Netanyahun, ne përpjekjen për të kthyer pengjet në shtëpi dhe për ti dhënë fund luftës në gaze, me gjasë shumë shpejt. Unë nuk do të lejoj Izraelin të pushtojë bregun perëndimor. Jo nuk do ta lejoj, kjo nuk do të ndodhë. Boll më, është koha për ta ndalur tani”, tha Trump. (A2 Televizion)