Netanyahu: Qëllimi ynë nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi i saj

Nga A2 CNN
10 Gusht 2025, 16:46 | Bota

Netanyahu: Qëllimi ynë nuk është pushtimi i Gazës, por

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se synimi i Izraelit nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi i saj nga Hamasi.

Duke hapur konferencën për mediat, Netanyahu theksoi: “Qëllimi ynë nuk është të pushtojmë Gazën, por ta çlirojmë atë, ta çlirojmë nga Hamasi”.

Ndërkohë, 11 vdekje të tjera si pasojë e urisë janë raportuar në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamas. Kjo e çon në 212 totalin e personave që kanë humbur jetën nga kequshqyerja në enklavën e copëtuar, përfshirë 98 fëmijë.

Të paktën 38 vetë u vranë dhe 491 u plagosën si rezultat i aktivitetit ushtarak të ushtrisë izraelite gjatë 24 orëve të fundit. Bilanci i viktimave vazhdon të rritet mes raportimeve se banorëve u është thënë te evakuohen nga qyteti i Gazës deri më 7 tetor të 2025, pas njoftimit të planit kontrovers të Izraelit për të marrë kontrollin e plotë të zonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos