Më shumë se 466 mbështetës të lëvizjes Aksioni për Palestinën u arrestuan dje në Londër gjatë një proteste në mbështetje të rrjetit pro-palestinez, i cilësuar si "organizatë terroriste" prej korrikut.
Arrestimet, numri më i lartë në një protestë të vetme në kryeqytetin britanik, u kryen për nën akuzën "mbështetje të një organizate të ndaluar".
Policia tha se kishte arrestuar dhe vijon të kërkojë të gjithë ata që shfaqnin pankarta ku shkruhej "Unë kundërshtoj gjenocidin, unë mbështes Aksionin për Palestinën". (A2 Televizion)