Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”

Nga A2 CNN
10 Gusht 2025, 09:48 | Bota

Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ricaktimit të statusit ligjor të marijuanës, duke e klasifikuar ndër substancat narkotike më pak të rrezikshme. Kjo nismë synon të rifillojë procesin që ishte nisur nga paraardhësi i tij, Joe Biden, por që nuk u përmbyll kurrë.

Sipas mediave amerikane, qëndrimi i ri i Trump vjen si rezultat i interesave ekonomike në rritje rreth industrisë së kanabisit, përdorimit të saj në trajtime mjekësore, por mbi të gjitha, nga presioni i fortë i donatorëve të fushatës.

Ashtu si ndodhi me sektorin e kriptomonedhave, edhe kompanitë e marijuanës kanë kontribuar me shuma të mëdha në fushatën e tij elektorale, duke kërkuar një qëndrim më të favorshëm.

Gjatë një aktiviteti për mbledhje fondesh në klubin e tij të golfit në Neë Jersey, Trump është shprehur i hapur për bashkëpunim me investitorë të industrisë, mes tyre edhe Kim Rivers, drejtuesi i kompanisë Trulieve, një prej më të mëdhave në tregun e marijuanës. Rivers e ka inkurajuar ish-presidentin të mbështesë kërkimin shkencor mbi përdorimin terapeutik të kanabisit.

Sondazhet tregojnë se edhe pjesa republikane e elektoratit mbështet ripërcaktimin e marijuanës si substancë më pak të rrezikshme.

Megjithatë, Trump përballet edhe me presione nga grupet lobuese që kundërshtojnë zbutjen e ligjeve për kanabisin, duke e vendosur atë mes dy zjarresh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos