
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu
Në një dalje për mediat, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se, vendi i tij nuk ka ndërmend të pushtojë përgjithmonë Gazën dhe as të zhvendosë popullsinë e tij civile.
Ai shtoi më tej se, shteti hebre po lufton terroristët e Hamasit, jo popullsinë palestineze dhe se po e bëjnë këtë në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar.
Ndërkohë, ushtarët e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) vazhdojnë të operojnë në Al-Maghazi dhe Khan Yunis. Trupat identifikuan një celulë të armatosur terroriste dhe e penguan atë teksa doli nga një pus. Gjatë aktivitetit u identifikuan tre terroristë që mbanin AK-47. (A2 Televizion)