
Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu, i është drejtuar sërish me një mesazh popullit të Iran, duke i bërë thirrje që të ngrihet kundër regjimit në Teheran.
Në një video-mesazh të publikuar në platformën X, Netanyahu u shpreh se qytetarët iranianë duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe të kundërshtojnë autoritetet aktuale të vendit.
Kryeministri izraelit theksoi se qëllimi i vendit të tij është të “çlirojë Iranin nga zgjedha e tiranisë”, duke iu referuar regjimit aktual në Teheran.
“Unë besoj se, nëse do të ngriheni në këmbë në momentin e së vërtetës, nuk do të vonojë dita kur Izraeli dhe Irani do të bëhen sërish miq të guximshëm,” deklaroi Netanyahu. (A2 Televizion)