Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ka urdhëruar fillimin e negociatave për lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe përfundimin e luftës në Gaza, me kushte të pranueshme për Izraelin.
Netanyahu u tha trupave izraelite se kabineti kishte miratuar gjithashtu plane për një sulm masiv në Qytetin e Gazës në veri të territorit, pavarësisht kundërshtimit të gjerë ndërkombëtar dhe vendas.
Hamasi ra dakord të hënën për një propozim të hartuar nga ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit për një armëpushim 60-ditor, i cili sipas Katarit do të shihte lirimin e gjysmës së pengjeve të mbetura në Gaza.
Por, duke u përgjigjur për herë të parë, Netanyahu nuk e ka pranuar marrëveshjen që është aktualisht në tryezë.
Në një deklaratë gjatë një vizite në selinë e divizionit të Gazës në Izrael, Netanyahu tha se kishte udhëzuar që të fillonin menjëherë negociatat për lirimin e të gjithë pengjeve.
"Kam ardhur për të miratuar planet e IDF-së për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës dhe për të mposhtur Hamasin", tha ai.
“Këto dy çështje, mposhtja e Hamasit dhe lirimi i të gjithë pengjeve tona shkojnë dorë për dore”, shtoi Netanyahu, pa dhënë detaje rreth asaj se çfarë do të përfshijë faza tjetër e bisedimeve. (A2 Televizion)