Nga pastrimi i statujave te loja për të shkatërruar Shtëpinë e Bardhë, të rinjtë rusë në kampet verore të Koresë së Veriut

Nga A2 CNN
12 Korrik 2024, 12:21 | Bota

Nga pastrimi i statujave te loja për të shkatërruar

Edhe për vendasit, udhëtimi brenda kombit të izoluar të Koresë së Veriut, është shumë e kufizuar. Por organizimi i një udhëtimi ishte shumë më i lehtë për shtetasin rus, Yuri Frolov, i cili kaloi dy javë në shtetin diktatorial si nxënës i një shkolle. Magjepsja e Yurit me Korenë e Veriut filloi nga një dokumentar televiziv që e portretizonte vendin si të rrethuar nga fqinjët kapitalistë. Ky kuriozitet e bëri atë t'i bashkohej një grupi "Solidariteti me Korenë e Veriut" në VKontakte, ekuivalenti rus i Facebook.

Nëpërmjet këtij grupi, ai gjeti një mundësi për të marrë pjesë në Kampin Ndërkombëtar të Fëmijëve Songdowon në Wonsan, në bregun lindor të Koresë së Veriut. Rreth 500 dollarë mbuluan të gjitha shpenzimet për një udhëtim 15-ditor. Prindërit e tij pranuan dhe ai udhëtoi vetëm nga Shën Petersburg në Vladivostok, duke u bashkuar me nxënësit e tjerë dhe zyrtarët e Partisë Komuniste në udhëtim.

Në fillim të këtij viti, 100 shtetas rusë ishin grupi i parë turistik i lejuar për të vizituar Korenë e Veriut që nga pandemia. Para pandemisë, numri më i madh i turistëve në Korenë e Veriut nuk ishte nga Rusia, por nga Kina.

Kampi ku qëndroi edhe i riu rus priti vizitorë edhe nga vende të tjera po diktatoriale si Laosi, Nigeria, Tanzania dhe Kina. Megjithatë, ndërveprimet me të rinjtë e Koresë së Veriut ishin shumë të kufizuara, një veprim i qëllimshëm për të parandaluar çdo shkëmbim përvojash.

Kampi ofronte aktivitete tipike verore si dalje në plazh dhe gara për ndërtimin e kështjellave të rërës. Pushuesve iu kërkohej të zgjoheshin në orën 6 të mëngjesit dhe të pastronin statujat e ish-udhëheqësve të Koresë së Veriut, Kim Il Sung dhe Kim Jong Il. Një nga aktivitetet më të çuditshme në kampin veror përfshinte një lojë kompjuterike ku lojtarët, duhej të shkatërronin Shtëpinë e Bardhë.

Ushqimi i kampit ishte një sfidë tjetër për të riun rus që jetoi kryesisht me oriz, patate dhe bukë, duke bërë që të  humbte 11 kilogramë gjatë 15 ditëve. Pas largimit nga kampi, Frolov e pranon se vendimi i tij ishte një marrëzi, por gjithsesi vlerëson historitë unike që mund të ndajë për Korenë e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos