Një pasagjere e paftuar, koala futet në autobus për t’i shpëtuar trafikut

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2025, 14:11 | Bota

Një pasagjere e paftuar, koala futet në autobus për t’i

Një skenë e pazakontë ka habitur pasagjerët dhe ekipet e shpëtimit në Brisbane të Australisë, ku një koala u pa brenda një autobusi të transportit urban.

Ngjarja ka ndodhur në një autobus të linjës CityGlider, pasi më herët kafsha ishte vënë re duke lëvizur mes trafikut në një rrugë të lagjes Camp Hill. Sipas autoriteteve, shoferi i autobusit e dalloi koalën teksa shmangte makinat në Wiles Street, përpara se të ngjitej në një shtyllë ndriçimi, shkruan A2 CNN.

I shqetësuar se kafsha mund të kthehej sërish në rrugë dhe të rrezikonte jetën, shoferi ndërhyri menjëherë. Ai i mbuloi kokën koalës me një xhaketë të lehtë për ta qetësuar dhe e futi përkohësisht brenda autobusit, ndërsa njoftoi shërbimin “Koala Rescue Brisbane South”.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, koala, i quajtur Peri, shihet i kapur pas një shtylle brenda autobusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos