Pas arratisjes nga burgu i Rrogozhinës, tentoi të arratiset sërish, por kësaj radhe edhe policisë, por Alfred Hoxha dështoi. Burime nga Blutë e Tiranës bëjnë me dije se Alfred Hoxha u arrestua në rrugën “Reshit Çollaku”, ku ishte brenda një mjeti Golf 6, ngjyrë e zezë.
Kur ka vënë re prezencën e efektivëve, tentoi t'i shmangej forcave “Shqiponja” të cilët iu vunë pas. Në makinë ishte shofer shtetasi me iniciale A.SH. 34 vjeç, kur shtetasi tjetër pasagjer rezultoi Alfred Hoxha.
Gjatë marrjes në pyetje ky I fundit ka qenë kontradiktor. Ishin verifikimet e mëtejshme që zbuluan identitetin dhe se ishte person në kërkim për disa vepra të ndryshme penale dhe ishte larguar edhe nga burgu i Rrogozhinës disa ditë më parë. Edhe një herë tentoi largimin me vrap duke u kapur vetëm pak metra më tej për tu rivendosur në qeli.
38-vjeçari nuk ishte rikthyer në burgun e Rrogozhinës, ku vuante dënimin, pas përfundimit të lejes 5-ditore. Ai rezulton i dënuar me 4 vite burg për veprën penale të vjedhjes. (A2 Televizion)