Një tjetër katedrale e Francës përfshihet nga flakët

Nga A2 CNN
11 Korrik 2024, 19:56 | Bota

Një tjetër katedrale e Francës përfshihet nga flakët

Në majën e një katedraleje në qytetin francez të Rouen-it ka rënë zjarr ditën e sotme. Sipas raportimeve,  zjarri shpërtheu në majën e katedrales gotike Notre-Dame de l'Assomption de Rouen.

Pamjet e publikuara në platformën X nga prefektura e Normandisë, ose administrata rajonale, tregojnë tymin që ngrihet nga maja e ndërtesës, e cila aktualisht po i nënshtrohet punimeve të restaurimit dhe konsiderohet një pjesë e rëndësishme e arkitekturës mesjetare franceze.

Prefektura konfirmoi se katedralja u evakuua pas aktivizimit të vatrës së zjarrit dhe se shërbimet e urgjencës po punonin në vendngjarje.

Në total, në vendngjarje janë vendosur 70 zjarrfikës dhe 40 automjete, ndërsa janë mobilizuar edhe forca shtesë zjarrfikëse nga rajoni fqinj Oise.

Patrick Waeselynck, pronari i një kafeneje aty pranë, përshkroi momentin kur vuri re zjarrin.

Ndërtimi i katedrales daton në shekullin e 12-të dhe u ndërtua dhe u rindërtua gjatë një periudhe prej 800 vjetësh.

Katedralja është e famshme për tre kullat e saj, secila e ndërtuar në një stil të ndryshëm, dhe u përjetësua në një seri pikturash nga impresionisti francez Claude Monet në shekullin e 19-të.

Ky zjarr vjen pesë vjet pasi një zjarr masiv shpërtheu në Katedralen Notre Dame në Paris, duke shkatërruar pjesë të mëdha të kishës 850-vjeçare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos